”Autogol”, deputeti i PD-Ramës: Kontrollo xhepat kur takon një juventin
Kryeministri Edi Rama, në Twitter krahasonte PS-në me Juventusin, duke nënkuptuar supremacinë e ekipit torinez në Serie A dhe partisë që ai drejton në skenën politike shqiptare.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, nuk heziton ti kujtojë kreut të qeverisë akuzat ndaj Juventusit për trukim ndeshjesh, proces i njohur si “Calciopoli”, çka e zbriti ekipin legjendar italian një kategori më poshtë.
”Politika nuk është çështje topi! Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e kujtoj mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat! Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij”, shkruan Salianji në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

