Automatik dhe 17 kg kanabis në banesë, pranga 59-vjeçarit në Mirditë

Sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri në Mirditë.

Operacioni policor i koduar “Kaçinari” çoi në pranga poseduesin e tyre, 59 vjeçarin me inicialet N.Gj.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar, Mirditë , një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari” ,ku  u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N.Gj.,59 vjeç, banues në fshatin Kaçinar , Mirditë” njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?