Automatik dhe municion luftarak, si përfundoi në prangat e policisë 35-vjeçari

Policia e Lezhës ka sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, ndërsa i vuri prangat një të riu, për kultivim të bimëve narkotike.

Aksioni policor u krye në vendin e quajtur “Marvalak”, Mamurras, ku ra në pranga  shtetasi Xhan Kaçi, 35 vjeç, banues në Mamurras.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në territorin përreth, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak”, tha policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?