Automjeti përplas këmbësoren në Korçë, largohet nga vendngjarja
Një mjet përplasi pasditen e sotme një këmbësore në zonën e ish-Leshpunueses në qytetin e Korçës. Mjeti është larguar nga vendngjarja pas përplasjes dhe janë sekuestruar kamerat për identifikimin e kapjen e autorit. Ndërkohë, këmbësorja është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj.
“Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën” njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

