Automjeti tip Mercedez benz i shpallur në kërkim nga Interpoli ndalohet në postobllokun e Brandasheshit

Mjeti tip Mercedez benz i shpallur në kërkim nga Interpoli është kapur mbrëmjen e sotme në pikën e përbashkët në postobllokun e Brandasheshit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia rrugore dhe FNSH-ja, ka rezultuar se mjeti me targa AA658HG është i vjedhur dhe i shpallur në kërkim nga Interpoli.

Policia po punon për të zbardhur çështjen se pse automjeti i vjedhur qarkullon në një kohë ku gjithçka është e ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat dhe makina është sekuestruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?