Autopsia e Kacifës, caktohet grupi i ekspertëve

Mëngjesin e së mërkurës, në mjekësinë ligjore është ngritur një grup ekspertësh, të cilët do të kryejnë ekspertizën në trupin e Kostandinos Kacifës, për të dalë me një rezultat përfundimtar për mënyrën se si është qëlluar ndaj tij dhe nga çfarë distance është qëlluar.

Grupi i ekspertëve përbëhet nga 4 mjeko-ligjorë shqiptarë. Nuk ka asnjë ekspert të huaj, siç është folur orët e fundit, pasi nuk ka pasur kërkesë zyrtare pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’u përfshirë ekspert grek.

Po vlerësohet ndërkohë edhe ekspertiza e realizuar në Gjirokastër. Familjarët pretendojnë se djali i tyre është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Kacifa ka në trup dy të shtëna në afërsi të kraharorit dhe RENEA thotë se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në vendin ku i riu u vra nga RENEA, në bularat të Gjirokastrës, janë vendosur lule por dhe një flamur grek. Pretendimet e familjarëve për ekspertizën e trupit janë monitoruar edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit. Dosjen e 35-vjeçarit i cili qëlloi me armë ndaj policisë dhe forcave RENEA po e hetojnë prokurorët e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimet saktësuan se në bazë të Neni 179 pika një dhe tre të kodit të procedeurës penale nuk lejohet përfshirja e ekspertëve të huaj. Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit nga ana tjetër shprehet se autopsia tashmë e bërë, ndaj dhe mund të gjenden rrugëzgjidhje.

Po ashtu mësohet se familjarët kanë kërkuar që të përfaqësohen prej një avokati grek, i cili do të kërkojë rrugët ligjore për të bërë të mundur ekspertizën. Në orët e mbrëmjes së martë është njoftuar se prokuroria greke ka nisur hetimet dhe ka kërkuar transferimin e dosjes nga Janina në Athinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?