Autopsia: Ja si vdiqën dy pilotët e helikopterit të rrëzuar

Nëntë ditë pas rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës ku humbën jetën 2 pjesëtarë të ekuipazhit dhe mbeti i plagosur një i tretë, ekspertet mjeko- ligjor kane dorëzuar ne prokurori raportin për shkakun e vdekjes së dy pilotëve.

Sipas autopsisë piloti Donald Hoxha ka gjetur vdekjen si pasojë e një goditje në qafe, ndërsa Floran Delia ka  humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Si pasojë e dëmtimit frakturës cervikale, Donald Hoxha humbi jetën, ndërsa piloti i dytë Delia për shkak të mbytjes, pasi nuk ka mundur të dalë për shkak se ishte lidhur me rripat e sigurimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga këqyrja e helikopterit si dhe nga dëshmitë dyshohet se shkaku i rënies mund të jetë një gabim njerëzor i pilotëve gjatë manovrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo e përcaktuar edhe nga mënyra se si ka rëne helikopteri, të cilit gjatë goditjes i është thyer pjesa e pasme e cila i ka mundësuar ushtarit profesionist të shpëtojë duke notuar.

Helikopterit i është shkëputur bishti i tij nga përplasja.

Pikërisht në hapësirën e krijuar nga kjo shkëputje ka dalë ushtari i plagosur Gerald Baramuça. Oficerët e policisë gjyqësore pritet ta marrin përsëri në pyetje, pasi herën e parë ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë nga ajo çfarë kishte ndodhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?