Autopsia/ Shqiptari në Selanik nuk vdiq nga grushtet e të birit

Dy ditë pasi një 45-vjeçar me kombësi shqiptare u gjet i vdekur pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit Agios Athanasios të Selanikut, publikohen detaje të reja.

Deri më tani rezultonte se shqiptari kishte gjetur vdekjen pasi ishte goditur nga i biri, por autopsia ka lehtësuar pozitat e 20-vjeçarit, siç bëjnë me dije mediat greke.

Djali ka rrëfyer në polici se dhunohej shpesh nga i ati dhe se ditën kur ai vdiq mes tyre kishte pasur një sherr mes tyre. Babai i ishte turrur i pari dhe djali më pas i ka kthyer dorën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për mjekun ligjor që bëri autopsinë goditjet nuk e justifikojnë vdekjen. Sipas tij, 45-vjeçari ka ndërruar jetë pasi i ka pushuar zemra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të mërkurën 20-vjeçari do shfaqet para prokurorisë për shfajësimin, pasi deri tani akuzohet për “vrasje me paramendim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?