Autor i 68 vjedhjeve në Austri, ‘skifteri’ shqiptar identifikohet nga këpucët që la pas

Rasti i një 41-vjeçari shqiptar, i cili kishte bërë kërdinë me vjedhje në Austri, po bën shumë bujë në media. 41-vjeçari thuhet se kishte realizuar të paktën 68 vjedhje në Austri përgjatë viteve 2015-2018. Më pas ai ishte zhdukur.

Shqiptari, idetiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, futej në shtëpitë e austriakëve gjatë kohës që ata ishin në gjumë. Por në një rast, ai u kap nga një prej banorëve, i cili tentoi që ta vinte poshtë shqiptarin. Megjithatë hajduti ia doli të lirohej dhe të arratisej. Por ajo që mbeti pas ishin këpucët e tij.

Falë këpucëve, autoritetet mundën ta identifikojnë dhe të lëshojnë një urdhër arresti ndërkombëtar. Shqiptari është arrestuar së fundmi në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht ai do të vuajë dënimin në Francë dhe më pas do të ekstradohet për në Austri. Gjatë një seance pyetje, ai ka pranuar se ka kryer të paktën 68 vjedhjet në Austri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?