Autorë të 22 vjedhjeve në Tiranë, procedohen penalisht tre të mitur

Tre të mitur janë proceduar penalisht në gjendje të lirë si autorë të një sur vjedhjesh të kryera në kryeqytet.

Sipas policisë, janë proceduar F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër shtetas me iniciale K.S..

Në bashkëpunim me njëri-tjetrit, përgjatë vitit 2020 dhe javëve të para të 2021, këta persona kanë vjedhur 5 biçikleta, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës. Në total ata janë autorë të 22 vjedhjeve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

SHKARKO APP