Autorët ranë në “grackën” e policisë, 28-vjeçari: I fshehe, se më morën në…

Redjon Shtylla

Grabitja e tre netëve më parë në Kamëz, që la 4 fëmijë pa babain e tyre, dhe çoi në spital nënën, erdhi nga persona të inkriminuar. Njëri prej autorëve kishte pak kohe që kishte dalë nga burgu, aty ku vuajti dënimin për grabitje, por ju rikthye sërisht rrugës së grabitjes. Pas vrasjes së 53-vjeçarit Agim Buci, dhe plagosjes së gruas të të ndjerit, Merita Buci gjatë grabitjes në minimarketin e tyre në Kamëz, policia arrestoi në kohë reale dy autorët e dyshuar, dhe zbardhi të plotë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, tha se dy autorët e dyshuar të krimit janë Vladimir Kurti 28-vjeç, Ruzhdi Hode 25-vjeç, të dy banues në Tiranë. Skënderaj tha se falë operacionit “Hijet”, ata u kapën në shtëpitë e tyre, njëri në rrugën Besëlidhja në Kamëz dhe tjetri në fshatin Çekrez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prova më e fortë u siguruar falë përgjimit të një bisede telefonike, ku Vladimir Kurti, i kërkon bashkëpunëtorit të tij, Ruzhdi Hode, që të fshehë provat, si armën dhe dorezat e dorës e çorapet e dorës. Gjatë bisedës telefonike të regjistruar ndërmjet Kurtit dhe shokut të tij Hode, 28-vjeçari Kurti pasi del nga marrja në pyetje në drejtorinë e Vendore të kryeqyetit, i telefonon mikut të tij Hode dhe i thotë:“…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i katër fëmijëve u vra barbarisht, edhe pse në xhiron ditore kishte vetëm 9.600 lekë. Ngjarja tragjike ka tronditur familjen, opinion publik, por më së shumti djalin 6-vjeçar të familjes, që ishte dëshmitar i përleshjes dhe i skemës së vrasjes.

Në “grackën” e policisë

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur në Kamëz. Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, u shpreh se operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklsvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje.

“Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me “Forcën e Ligjit” çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt”,-tha më tej Skënderaj.

Pranojnë krimin

Dy të arrestuarit mësohet se kanë pranuar vrasjen. Ai që ka qëlluar me armë ka qënë Vladimir Kurti. I riu me origjinë nga Burreli ishte arrestuar në vitin 2010 për grabitjen e një taksisti dhe u dënua me 3 vjet e gjysmë burg. Kurti ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor ka qenë i frikësuar dhe në lot.

“U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinim që nuk kishin lekë”, mësohet se ka thënë Kurti. Pas krimit autorët u larguan me makinë “Volkswagen”, e bllokuar nga policia, së bashku me rrobat e përdorura për grabitje, në të cilat ka ende gjurmë gjaku. Pistoletën e krimit autorët besohet se e hodhën në shtratin e lumit Tërkuzë, bashkë me rrobat dhe dorezat e përdorura.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?