Autorët zbrazën 106 pl*mba, dëshmia e efektivit: Nuk e pamë kush na q*lloi

Efektivi i policisë Gjergj Ndërshtiqaj në Shkodër dhe kunati i tij Gjon Nika, mbrëmjen e kaluar ranë pre e një atentati. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës ndërsa secili kanë marrë nga dy plumba në trup. Të dëmtuarit janë qëlluar me 106 plumba, mbi katër karikatorë automatiku por duke shpëtuar mrekullisht.

”Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës. Dëshmia e të plagosurve pas marrjes ne pyetje te të plagosurve”,-kanë dëshmuar ato.

Pas ngjarjes së rëndë tre automatikë kallashnikov janë gjetur në automjetin e djegur të autorëve ndërsa janë sekuestruar nga policia si provë materiale. Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë është e paqartë nëse kanë qëlluar pasi kanë dalë nga makina e tyre apo nga brenda makinës.

SHKARKO APP