Autori i aksidentit me 2 viktima nuk është Ilda, por…

Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur sot në mëngjes në Malin e Robit në Kavajë, ku makina përplasi për vdekje vjehrrin dhe nusen e tij, ndërsa nipi i vogël 8-vjeçar ndodhet në spital.

Burimet bëjnë me dije se dikush tjetër ka qenë në drejtimin e automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik dhe jo 30-vjeçarja e cila u shoqërua në polici menjëherë pas përplasjes.

Dyshohet se personi që ka shkaktuar aksidentin është Halil Kola. Dy ditë më parë policia i kishte bllokuar patentën për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Dyshohet se shtetasi Halil Koka i ka kërkuar Ilda Parrojit, që të merrte përsipër fajin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht Koka dhe Parroji ndodhen në Komisariatin e Kavajës dhe po merren në pyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?