Autori i masakrës në Vlorë sfidon policinë. Komenton nga Facebook
Teksa forca të shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE e kërkojnë vrasësin e Selenicës në kondrat e fshatit, ai komenton në Facebook në profilin e tij Ritvan Vani Zykaj. Ai iu është përgjigjur komenteve në faqen e tij të profilit.
Killeri gjakftohtë nuk është penduar aspak për krimin makabër që ka kryer ndaj 8 anëtarëve të familjes, me të cilët ishte kushërinj, ndaj të cilëve zbrazi armën kallashnikov. Komentuesit i shkruajnë se dënimi me vdekje është pak për të. Por Zykaj ka gati përgjigjen me një fjalor banal vetëm pak minuta më parë: “Çmë keni çarë k***”. Ritvan Zykaj vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale.
Replikat e killerit në Facebook
Policia dyshon se Zykaj ka hyrë online në rrjetet sociale përmes një IP kompjuteri. Ai ka fikur telefonin disa orë më parë. Sinjali i fundit i telefonit të autorit është kapur pranë kodrave të fshatit Selenicë.
KOHA JONË SONDAZH

