Autori i masakrës së Selenicës: Kur do ta shoh veten në televizor?

Shumë i qetë, madje në një moment kur po dilte nga kafazi i hekurt ka pyetur oficerët se ”kur do ta shoh veten në televizor?”. Ritvan Zykaj doli këtë të mërkurë në seancën e radhës, i akuzuar për masakrën e 10 gushtit në Selenicë.

Për Zykajn prokuroria ka kërkuar ”burgim të përjetshëm” por vendimi ende nuk është dhënë, ndërsa në seancën e radhës priteshin të merreshin në shqyrtim deklarimet e të afërmve të Ritvan Zykajt.

Duke parë mungesën e avokatëve të caktuar kryesisht Klajdi Mecaj që ndodhej në Itali dhe Migjen Xhavara, i cili ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore dhe referuar faktit se bëhet fjalë për një çështje që nuk mund të zhvillohet pa praninë e tyre trupi gjykues i përbërë nga relatori Ervin Trashi, Skander Haluci dhe Laurent Fucia ka vendosur shtyrjen e seancës duke vendosur zhvillimin e saj për në datë 17 qershor ora 14:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?