Autori i vrasjes në Vlorë një sekser, familja me poste të rëndësishme në shtet
Rei Meta la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau. Krimi ka nxjerrë në publik të tjera detaje sesi familja e tij ka poste të rëndësishme në shtet. Rei Meta tha se konflikti ishte për një pazar për dhurimin e një apartamenti në Vlorë që ai do të përfitonte nga puna që do të bënte si sekser për marrjen e truallit për ndërtim.
33-vjeçari është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. Por jo vetëm anëtarja e KLP-së, edhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes së saj kanë poste të rëndësishme në administratë.
Portali ”Pamfleti” shkruan se bashkëshorti i anëtares së KLP-së, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Motra e Rei Metës, Santeliana është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës. Rei Meta punonte si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Burimi: Pamfleti.net