Autori në polici: Më akuzuan për vjedhje. Selenica në ditë zie

Autori i masakrës së Selenicës, nga deklarimet në polici, thotë se ngjarja ka ardhur pasi një nga djemtë e Demirit e kishte akuzuar për vjedhje. Ngjarja që tronditi vendin pasditen e të premtes, ku u shua një familje me 8 anëtarë, nuk ka ende një motiv zyrtar pasi autori 24-vjeçar, Ridvan Zykaj po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit.

”Që prej momentit që u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit. Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje). Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Vlorës.

Këshilli bashkiak i Selenicës në një mbledhje jashtë radhe dhe ka shpallur këtë të shtunë ditë zie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?