Autoritetet greke kthejnë autobusin me 40 persona, njëri doli me COVID-19

Një qytetar shqiptar që bën punë sezonale në Greqi, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 në pikën kufitare të Kakavijës dhe kjo ka bërë që autoritetet greke të kthejnë mbrapsht të gjithë autobusin me 40 persona.

Qytetari me iniciale G.M., 56 vjeç nga Fieri, rezultoi pozitiv ndonëse kishte në dorë analizën e negativitetit të bërë në një prej laboratorëve të specializuar në kryeqytet.

Greqia ka forcuar masat antiCOVID prej disa javësh. Ajo ka vendosur orë policore në vend ndërsa në pikat kufitare kontrolle të rrepta me teste të shpejta. Pasi 56-vjeçari doli pozitiv, autoritetet nuk lejuan që autobusi ku ai udhëtonte me 40 persona të tjerë, të kalonte në Greqi pasi ekzistonte rreziku e ai kishte përhapur virusin tek të tjerët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa prej dy ditësh Greqia ka vendosur të mbyllë pikën kufitare të Kapshticës dhe ka lënë të lirë për kalim vetëm Kakavijën.

SHKARKO APP