Autoriteti Portual: Anulohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se dy tragetet që kishin planifikuar lundrim mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, do të anulojnë atë.

Anulohet gjithashtu edhe nisja e tragetit që ishte parashikuar të lundronte ditën e nesërme nga Ankona në drejtim të Portit të Durrësit.

“Në bazë të të dhënave nga Kapiteneria e Porti të Durrësit, parashikohet se situata hidrometeorologjike për vendin tonë për datat 20-22 Janar 2023 do të jetë e përkeqësuar duke filluar nga pasditja e sotme, dt. 20.01.2023. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra”, njofton Autoriteti Portual Durrës.

SHKARKO APP