Avioni goditet nga turbulencat, humb jetën një pasagjer, plagosen 30 të tjerë

Një pasagjer ka humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur pasi një avion i cili po fluturonte nga Londra në Singapor është goditur nga turbulenca të forta.

Lajmi raportohet nga BBC.

Boeing 777-300ER me destinacion Singaporin, u ul në orën 15:45 me orën lokale, në Bangkok.

Mësohet se avioni kishte në bord 229 perona, prej tyre 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

Singapore Airlines u shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Linja ajrore shtoi se po punonte me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe se po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme. Autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit. Turbulenca ndodhin gjatë një fluturimi, megjithatë incidente të rënda si ky janë të rralla.

SHKARKO APP