Avioni i dytë me drogë, hetimet: Italiani erdhi 4 herë në Shqipëri

Pas operacionit italian “ Krahu i Hekurt” ku u sekuestrua një avion i vogël që dyshohet se transportonte drogë nga Shqipëria në Itali të tjera detaje bëhen me dije për grupin e goditur me 7 shtator në Torino. Pasquale D’Ambrosio i cili rezulton të jetë një prej personazheve kryesore te grupit rezulton të ketë udhëtuar rejt Shqipërisë plot katër herë gjatë vitit 2015. Prokuroria e Torinos dhe Interforca Italiane po bashkëpunojnë me autoritet shqiptare për të zbuluar me shumë rreth aktivitetit të D”Ambrosios në Shqipëri.

Një përfaqësues i prokurorisë së Torinos dhe policisë italiane të kenë mbërritur në Tiranë. Një grup oficerësh të drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda janë vënë tashmë në punë për të identifikuar të gjitha lëvizjet që ka kryer në Shqipëri dhe personat ka takuar gjatë udhëtimeve të tij kryesisht 24 orëshe që 58 vjeçari. Më konkretisht sipas informacioneve nga burime të grupit hetimor bëhet me dije se Pasquale D`Ambrosio të ketë hyrë dhe dalë nga Rinasi në këto data:

HYRJET – DALJET

3 GUSHT 2015-04 GUSHT 2015

28 PRILL 2015-29 PRILL 2015

26 MARS 2015-27 MARS 2015

17 SHKURT 2015-20 SHKURT 2015

Sipas të njëtave burime, paraprakisht nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se gjate dy udhëtimeve të fundit D`Ambrosia të ketë takuar tre shtetas nga Vlora në Tiranë. Identiteti i këtyre personave nuk mund të bëhët publik për arsye hetimi, njëri prej shqiptarëve që ka takuar rezulton të jetë dhe bossi që siguronte marijuanën në Shqipëri, ky person rezulton të jetë lidhje e afërt shoqërore e shtetasve Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj. Deri në këtë fazë të parë të hetimeve janë arrestuar 2 shtetas shqiptar Maksim Llanaj 37 vjeç dhe Fitor Alliaj 43 vjeç i njohur me pseudonimin Vito si dhe dy italianët Pasquale Dambrossio 58 vjeç piloti avionit dhe Rosario Camprisi 60 vjeç. 

 

SHKARKO APP