Avioni i ministrit Ylli Manjani bën ulje të detyruar

 

Është anulluar për shkak të motit të keq ministeriali i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE­-së dhe rajonit, që ishte parashikuar të mbahej në datat 7 dhe 8 dhjetor në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë­-Hercegovinës.Shkak për anullimin e e papritur janë bërë kushtet tepër të vështira atmosferike në Sarajevë, ku ishte i pamundur ulja e avionëve. Erërat e fuqishme dhe stuhia me shi ka sjellë mbylljen e të gjitha fluturimeve.

Shqipëria do të përfaqësohej nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.  Avioni me të cilin udhëtonte Manjani ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Vjenës.

Tema e takimit të Ministrave ishin çështje të sigurisë së brendshme dhe të drejtësisë.Takimi i përbashkët i ministrave të BE-­së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahej për herë të dytë, pas propozimit të ministrit Tahiri bërë vitin e kaluar, që të ishin pjesëmarrës dhe ministrat e rajonit

SHKARKO APP