Avioni i rrembyer

Një avion i kompanisë egjiptiane EgyptAir, i cili fluturonte nga Aleksandriaa në Kairo, është rrëmbyer dhe detyruar të ulet  në Qipro, kanë bërë të dityr zyrtarët qipriotë, në orën 8:30.

Agjencia Associated Press citon zyrtarët që thonë se besojnë se ka një bombë në avionin që u ul në aeroportin e Larnakës.

Një tjetër zyrtar thotë se me sa duket ka më tepër se një rrëmbyes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëmbyesit kanë kërkuar që autoritetet të lënë të lirë pistën, për të liruar gratë e fëmijët, të cilët kanë filluar tashmë të zbresin nga avioni, bën të ditur Andrulla Vasiliu, ish-komisionere e BE për Arsimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet e aviacionit civil egjiptian thonë se piloti është kërcënuar nga një pasagjer me brez eksplozivi.

Deklarata nga aviacioni egjiptian sqaron se fluturimi MS181 është një Airbus A320 me 55 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekipazhit në bord.

***

E fundit: Rrëmbyesit kanë liruar të gjithë shtetasit egjiptianë, por po mbajnë peng pesë shtetas të huaj dhe anëtarët e ekipazhit. Pasagjerët e mbajtur janë tre anglezë, një italian e një irlandez.

Më herët, agjencia Reuters shkruante se në bord ishin 8 britanikë e 10 amerikanë.

***

Kompania egjiptiane ka publikuar në Twitter se në bord ishin 56 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekipazhit.

Është bërë i ditur emri i njërit prej rrëmbyesve, Ibrahim Samaha, shtetas libian, i cili kërkon azil në Qipro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?