Avioni i rrëzuar në Greqi, viktimat nga Ukraina. Serbia: Armët do shkonin…

Anëtarët e ekuipazhit të avionit që u rrëzua një natë më parë në Greqi, janë të gjithë ukrainas. Avioni është pronë e një kompanie ukrainase e quajtur “Meridian”.

Ka ende dyshim për destinacionin final të ngarkesës. Prokuroria greke hapi një hetim lidhur me rastin, ndërsa mbeten dyshimet e ngritura lidhur me llojin ngarkesës.

Dyshohet se ka pasur materiale tepër delikate dhe sekrete. Serbia thotë se armët do të shkonin në Bangladesh. Zona është izoluar dhe një ekip i posaçëm i luftës biologjike të ministrisë së mbrojtjes së Greqisë po mbledh materialet dhe t’i ekzaminojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?