Avioni me drogë nga Shqipëria në Itali, priten arrestime të tjera

Zbulohet një tjetër trafik ndërkombëtar i drogës me avion nga Shqipëria drejt Italisë: policia arrestoi katër persona, dy shqiptarë dhe dy italianë, bashkë me avionin.

Një tjetër avion me drogë, që nisej nga Shqipëria drejt Italisë, është ndaluar nga policia italiane.

Trafikantët kishin hartuar një dredhi të veçantë për të anashkaluar kontrollet në kufi, midis Italisë dhe Shqipërisë. Hetimet nga Seksioni i Anti-drogës kanë identifikuar dhe arrestuar një grup kriminal, i dedikuar për të importuar sasi të mëdha të marihuanës nga Shqipëria. Grupi është i përbërë nga shumë individë, italianë e shqiptarë, të identifikuar tashmë nga policia.

Për të importuar drogën është përdorur një aeroplan dinamik “ultralight”. Avioni ishte modifikuar në mënyrë të përshtatshme, për të lehtësuar ngarkimin dhe transportin e sasive të mëdha të marihuanës. Aktorët kryesorë ishin ata të trafikut nga Shqipëri: puna e tyre ishte për të gjetur mënyrat e transportit në një aeroport “të përshtatshëm” të uljes së avionin, pa u kapur nga radarët.

Avioni nisej nga një vend ende i panjohur në Shqipëri, me një ndalesë në krahinën e Leçes. Në këtë mënyrë, pas udhëtimit që zgjaste disa orë, ngarkesat e mëdha mbërrinin në Piemonte dhe shpërndahej më pas me pakicë në Torino, Vercelli dhe Biella.

Të arrestuarit janë:  Maksim Llanaj, 37-vjeç, Pasquale D'Ambrosio, 58 vjeç, është pronar i restorantit të famshëm “La Noce”, në liqenin Maggiore. Ata janë të dy përgjegjës për shoqërim kriminal ë trafikut ndërkombëtar të drogës. Fitor Alliaj rezident shqiptar në Druento, i lindur në vitin 1972, dhe Rosario Campisi, 60 vjeç.

Hetimet janë koordinuar nga prokurori Antonio Rinaudo dhe ndalesa e parë është vërtetuar tashmë nga gjykatësit dhe hetuesit e Torinos. Janë ende duke u hetuar të tjerë, pjesë e grupit kriminal në Itali dhe Shqipëri.

SHKARKO APP