Avioni merr flakë në pistë me 172 pasagjerë

 

Ngjarje e pazakontë. Një avion i British Airways ka marrë flakë në aeroportin e Las Vegasit duke detyruar pasagjerët të evakuohen.

Avioni sapo ngrihej nga pista kur shpërtheu zjarri në motorrin e majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tym i dendur përfshiu fillimisht kabinën e pilotëve dhe më pas u përhap edhe në ambientet brenda duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë duke evakuar 172 pasagjerët dhe ekuipazhin që po udhëtonin drejt Londrës.

13 pasagjerë morën mjekim pasi u asfiksuan nga tymi i dendur, por askush nuk mori plagë serioze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?