Avioni ra në Kelmend, Hoxha: Erdhi bosh, dyshohet që vjen për narkotikët

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje më shumë lidhur me një avion të vogël që u gjet sot në zonën e Klemendit. Hoxha ngriti dyshime se avioni ka patur qëllim marrjen e një ngarkese narkotikësh.

“Avioni i fundit që ka rënë ka qenë në shtator 2015. Në rastin konkret kemi një avion që nuk ka asnjë shenjë identifikuese. Ky ishte një mjet që ka hyrë në territorin e Shqipërisë, është i paidentifikueshëm. Kur u raportua si ulje, në fakt ai ka ngecur në tenativë për ngritjen e detyrueshme.

Avioni ka ardhur bosh dhe në tentativën për t’u ngritur i ngarkuar nuk ka arritur. Të dhënat flasin për një avion që nuk mban pesha të mëdha; Maksimumin e vet bashkë me pilotin dhe karburantin e ka 400 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet që vjen për narkotikët sepse në hapësirën territoriale të Shqipërisë nuk ka asnjë të dhënë për këtë avion. Ka ndodhur në kohën kur jemi në fazën e mbledhjes së kanabisit. Nuk ka ardhur kot ai”, tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?