Avokat Cakrani: Bardhi iku te Rithemelimi për t’i marrë partinë Berishës, në lojë u fut dhe Escobar

Avokati Kujtim Cakrani, thotë se Gazment Bardhi është pjesë e Rithemelimit për ti marrë partinë Sali Berishës. Ai nënvizon edhe se bashkimi i Bardhit me Rithemelimin ndodhi pas takimeve në SHBA.

“Bardhi pasi u takua me Gabriel Escobar është bashkuar me Rithemelimin. Bardhi është futur aty për t’i marrë partinë Berishës por jo se e do Berishën. Do të faktorizohet aty, përfiton dhe nga rasti që Berisha është në arrest shtëpie.

Fakti që Noka dhe ai po e ndajnë pushtetin brenda selisë ku janë dhe natyrisht dalin bashkë nëpër takime në elektorat tregon se Bardhi do të jetë faktor në zgjedhjet e ardhshme”, shtoi Cakrani.

SHKARKO APP