Avokat Ngjela:Budallenjtë duhen tallur…se, po t’i marrësh seriozisht, bie në nivelin e tyre

 

Ka reaguar me shpoti avokati Spartak Ngjela pas sherreve në mbledhjen e Keshillit bashkiak të Tiranës. Ai i ka cilësuar këshilltarët e djathtë si budallenj, të denjë për t'u tallur, sepse “po ti marrësh seriozisht njeriu bie në nivelin e tyre”. Ngjela shkruan në rrjetin social se debatet ishin një humor i shkëlqyr për këtë fund viti.

“Dëgjova mbledhjen e Këshillit të Bashkisë të Tiranës. Ishte një humor i shkëlqyer për këtë fund viti. Injorantët e Partisë Demokratike folën budallallëqe. Njëlloj si kryetari i PD, që dëgjova se do arrestonte ministrat. Humor të çmendurish. Janë çmendur nga frika e Reformës në Drejtësi . Ata të Këshillit të Bashkisë ishin më karagjozë. Veliaj u tall me injorancën e tyre, dhe mirë ua bëri. Kam qeshur. Ishte një lojëvënie e budallenjve. Kështu duhen trajtuar budallenjte: duhen tallur…se, po t’i marrësh seriozisht, bie në nivelin e tyre. Veliaj e paska kuptuar shumë shpejt që injorantët që mendojnë se dine gjithça, duhen vënë në lojë me humor për injorancën e tyre. Po qesh ende me humorin e Këshillit të Tiranës. ..”- tha Ngjela.

SHKARKO APP