Avokatët e Shqipërisë nuk dorëzohen, bojkot pa afat
Ata nuk e pranojnë hartën e re gjyqësore, ndaj dhe Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka vendosur sërish bojkot pa afat për seancat gjyqësore në të gjithë vendin.
Për masat e sigurisë, këshilli ka vendosur bojkot të paktën deri në 10 ditët e ardhshme. Këtu përjashtohen vetëm seancat me të mitur, që sipas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, nuk duhen braktisur.
Këshilli vendosi të hedhë për diskutim mbajtjen e protestave nga avokatët para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bojkoti vjen në shenjë proteste pasi Dhoma e Avokatisë kundërshton hartën e re gjyqësore.
KOHA JONË SONDAZH

