“Avokatët nuk janë të pasur, po paguajmë qera dhe taksa, prej dy muajsh s’kemi të ardhura”, Frashëri: Rrezikohemi dhe nga pandemia e dytë…
Avokati Kastriot Frashëri në një intervistë të dhënë për gazetarin e Fax news Sokol Dema, ngriti shqetësimin se ky profesion është përjashtuar nga çdo ndihmë e dhënë nga ana e qeverisë.
Një pjesë e mirë e çështjeve gjyqësore janë pezulluar, përveç atyre të dhënies së masave të sigurisë, dhe kjo ka sjellë që shumë avokatë, që hyjnë te profesionet e lira, kanë mbetur të papunë. Ai theksoi se në këto ditë ata kanë paguar qera dhe taksa, pavarësisht se nuk kanë marrë asnjë të ardhur.
“Unë do të doja që ti thoja qeverisë se dhe vetë avokatët nuk mund të përjashtohen nga ndihma e qeverisë. Të gjitha katëgoritë e qeverisë duhet që të përfitojnë nga të mirat publike që ndan qeveria, avokatët nuk janë ta pasur. Në territorin e Shqipërisë janë 2700 avokatë, ndërkohë që numri i çështjeve është 27 mijë, imagjinojeni vetë sa është numri i çështjeve në një vit, më pas sesi është gjendja e avokatëve.
Qeveria përmës autoritetit të saj duhet të ndërhynte dhe për taksat e zyrave të avokatisë, ne kemi paguar të gjitha taksat, është muaji i dytë që ne nuk kemi marrë asnjë të ardhur, dhe nga ana tjetër taksat i kemi paguar. Ne pas kësaj pandemie do të përballemi dhe me një sfidë tjetër që është ajo e mbylljes së gjykatave për shkak të shkarkimeve nga ana e Vetingut, dhe mbetjen stok të shumë çështjeve.
Avokatët kanë punuar, vetëm në çështjet që lidhen me masat e sigurisë,gjatë ditës së djeshme një avokat i njohur u shpreh se në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk ishin respektuar masat e sigurisë, ku në sallë kishin qenë 50 persona”, u shpreh Frashëri.
Avokati tha më tej se duhet që organet gjyqsore të mendojnë edhe punën online, siç ishte dhe thirrja e bërë pak ditë më parë nga ana e ambasadës së SHBA-ve. Lidhur me ftesën që Gramoz Ruçi iu bëri dhe institucioneve të drejtësisë për përgjysmimin e pagave, Frashëri u shpreh kundër kësaj, pasi sipas tij do të vinte ne rrezik mbijetesën dhe e vetë prokurorëve apo gjyqtarëve.
“Organet e drejtësisë do të duhet që ta rimendojnë punën online, pasi edhe pak ditë më parë ishte ambasada amerikane, ajo që kërkoi që puna mos të ndalte.
Unë mendoj që nuk mund të penalizohet askush me qendrime të tilla të drejtuesve të institucioneve, të gjithë janë në kushtet e mbijetesës, edhe vetë prokurorët që kanë një ngarkesë kaq të madhe çështjesh, nuk kanë mundësi që të bëjnë bamirësi të tilla”, tha më tej Frashëri.