Avokati flet për seancën paraprake për dosjen “Partizani”
Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Aavokati Genc Gjokutaj tha se gjatë kësaj seance Berisha shprehu kontestimet e një materiali voluminoz, që sipas tij përbëjnë mungesën e faktit penal dhe për këtë shkak kërkuan pushimin e çështjes së zotit Berisha.
“Ishin kundërshtimet tona në lidhje me rezultatet e hetimit paraprak të prokurorit. Nga mëngjesi deri tani përfundoi kontestimi i zotit Berisha, një material faqe pafund, që janë thjesht letra të bardha dhe ne jemi të detyruar ligjërisht t’i kundërshtojmë dhe shpjegojmë pse ato nuk kanë lidhje me zotin Berisha, përbëjnë mungesën e faktit penal shkak që ne kërkuam pushimin e çështjes së zotit Berisha. Nuk diskutohet çështja e gjykimit të shkurtuar se ne shikojmë pushimin dhe nëse gjykata e dërgon çështjen në gjyq, ne do të kërkojmë pafajësinë. Do të shpjegojmë edhe njëherë pafajësinë tonë edhe pse është detyra e SPAK që shpjegojë fajësinë për të ngritur akuzë e për ta mbrojtur në gjyq”.
Duke e cilësuar të rremë kallëzimin për këtë çështje, Gjokutaj, theksoi se kjo bëhet për arsye politike dhe jo ligjore. “Kallëzimi për këtë çështje është i rremë. Biografia e pronës që këta kanë pretenduar se toka ka qenë e shpronësuar, që ka qenë gënjeshtër e madhe që ne kemi provuar. Të gjitha kontestimet e shkeljet e tentativat duke zbuluar profilin politik të kësaj çështjeje që nuk ka lidhje me ligjin. Por është shumë voluminoze dhe kontestimet tona ishin material voluminoz për të shpjeguar në detaj se përse kjo çështje nuk mund ti shkojë gjykatës për gjykim”.