Avokati: Henri Çili u vetëdorëzua në polici

Avokati i botuesit Henri Çili, Andi Duraj, deklaron se klienti i tij është vetëdorëzuar në polici. Ai sqaron se urdhër arresti për Çilin mban orën 8:15 minuta të mëngjesit të së premtes edhe pse ai është vetdorëzuar në policinë e Tiranës që mbrëmjen e së enjtes rreth orës 10:00. Duraj thekson për ”reportv tv”, se kjo është një shkelje ligjore pasi prej më shumë se 24 orësh askush s’ka shkuar për të pyetur klientin e tij. Po ashtu ai thotë se nuk ka prova për një korrupsion në sistemin e drejtësisë pasi në të kundër kjo çështje s’mund të jetë në kompetencën e gjykatës së Përmetit dhe s’është ajo gjykata që ka tagër të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?