Avokati i Alda Klosit: Deklarimi i Dobit është gënjeshtër! Pse Dobi e hapi kasafortën dhe e hodhi atë në kosh
Këtë të martë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ”arrest me burg” për ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, Alda Klosi. Ajo ndodhet në spital, përshkak se që pas arrestimit nuk është ndjerë mirë, por nuk dihet se për çfarë problemi shëndetësor ndodh në QSUT.
Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho thotë se deklarimi i pastrueses Rozeta Dobi se paratë Alda Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur është një gënjeshtër. Në deklaratën për mediat ai pretendon se deklarimi është pavërtetë duke thënë se nëse Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur përse u hap kasaforta dhe më pas e hodhën në kosh.
“I keqardhur nga vendimi. Vendim i cili vlerësoi të ligjshëm veprimtarinë e prokurorisë deri më tani dhe caktoi arrest me burg. Pati debat të gjatë në këtë seancë, prokuroria paraqiti si provë një deklaratën që ka dhënë Rozeta Dobi, i marrë më datë 3 shkurt.
Nëse do ishte kështu si është e mundur që kasaforta që i është dhënë për ta mbajtur për ruajtje, si është hapur dhe është heshtur në koshin e plehrave. Nëna dhe djali në momentin e arrestimin kanë mbajtur të njëjtin qëndrim dhe kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit.
Nëse do pranonim që është e vërtet ka një pyetje, mes Alda Klosit dhe Dobit do kishte një marrëveshje si është e mundur që janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në banesa të tjera. Këto deklarime janë deklarime që pohojnë se kemi të bëjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësojë sado pak pozitën saj dhe të përfitoj sado të jetë e mundur një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj se është zënë me presh në duar duke vjedhur”, tha ai.
Pastruesja Rozeta Dobi dha një dëshmi të re, e cila ka treguar se kutitë me euro në banesën e Klosit ishin që në vitin 2021. “Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para. Këtë konstatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022”.