Avokati i Belerit: Rama ndikon në proces edhe me frymëmarrjen e tij
2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe dy vite burg për bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi, të dy të akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Eugen Gjyzari, avokati i Belerit, thotë se dënimi i dhënë nga SPAK për Belerin është i ashpër dhe se është marrë për të sugjestionuar Gjykatën, ndërsa shtoi se, ata si palë mbrojtëse, i kanë kërkuar përgjimet, por kërkesa e tyre është refuzuar.
Ai vijoi më tej duke thënë se për Fredi Belerin nuk ka prova, ndërsa ngriti pyetjen se cilat janë episodet që është ndërtuar e gjithë kjo histori e shitblerjes së votave. Gjyzari deklaroi po ashtu se, një pjesë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese presin vendimin e dënimit për ta shqyrtuar çështjen.
Për të klientit të tij nuk do t’i konvertohet dënimi në shërbim prove, ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj Ramës, i cili sipas tij, ndikon në këtë proces edhe me frymëmarrjen e tij.