Avokati i Berishës: Kërkuam që çështja të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese

Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj pasi braktisi seancën gjyqësore në GJKKO që po mbahej në ngarkim të klientit të tij, tha përpara gazetarëve, se gjykata nuk pranoi që çështjen e masës ta çojë në Kushtetuese për mendim, teksa shtoi se ende nuk është njohur me aktet e saj.

“Kemi paraqitur një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares dhe kemi kërkuar dhe procesverbalin. Kemi kërkuar që gjykata të na japë një kopje të akteve. Pa u njohur me aktet merr vendim për të vazhduar seancën. Ne kemi kërkuar që gjykata të çojë në Kushtetuese çështjen e kufizimit të lëvizjes.

Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës për përjashtim mori vendim duke e rrëzuar dhe ne u larguam. Gjykata po përdor instrumente për të mos njohur aktet. Seanca e verifikimit të ekzekutimit rishikon atë të mëparshme. Ne nuk mund të jemi pjesë për sa kohë nuk jemi njohur me aktet”, tha Gjokutaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?