Avokati i Berishës: Ndalimi i komunikimit, shkelje e së drejtës, duhej autorizim nga Kuvendi

Avokati Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat pas shpalljes së vendimit nga GJKKO për ish-kryeministrin, i cili do të jetë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

“Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton”, tha Gjokutaj.

SHKARKO APP