Avokati i Dashamir Xhikës: Arrestimi i nxituar dhe i pa mbështetur në ligj

Ardian Leka, avokati i kreut të ARRSH-së Dashamir Xhika thotë se arrestimi i klientit të tij ishte jo vetëm i nxituar por edhe i pa mbështetur në kriteret ligjore.

Ardian Leka: Për ta sqaruar pak, ai është nën akuzë për dy rrugët. Njëra për Elbasan-Gjinaj, njëra për Elbasan-Tiranë por mqs Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar cështjen kriminale për rrugën Tiranë-Elbasan, edhe për cështjen penale të korrupsionit. Pra nuk e ka lidhur vetëm me atë që konsiderohet problematikë teknike në kuptimin e shpenzimeve të matshme apo jo, por ‘mendohet’ apo supozohet të jetë një vepër penale në kuadrin e korrupsionit. Kjo e bën pak kompetente Prokurorinë e Krimeve të Rënda sepse në të kundërt shpërdorimi i detyrës nuk është kompetencë e Krimeve të Rënda, duhet të ishte kompetencë e Prokurorisë së Tiranës. Për të dyja por gjithsesi ne po flasim për rrugën Tiranë-Elbasan. Në kuadrin e kësaj problematike, unë mendoj që pa dalë në finale, arrestimi në mënyrë kategorike, jo vetëm që ishte i nxituar, por edhe i pambështetur mbi ato kriteret bazë që ligji ka për tu marrë me arrestimin.

I ftuar në Ora News, ai thotë se nuk është shteti shqiptar që financon paratë për rrugën Gjinar-Elbasan, pavarësisht se që mban borxhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ardian Leka: Ajo rrugë nuk është se ka asnjë dëm ekonomik-financiar, sot që ne po flasim. Vetë organi i Prokurorisë pretendon, nisur nga ato pak prova që ka paraqitur, që do ti vijë shtetit një dëm financiar i përllogaritur në dollarë apo euro. Pra ky dëm financiar nuk ka ardhur akoma sepse presupozohet se duhet të bëhen disa pagesa shtesë që të përfundojë rruga. Jo vetëm për përfundimin e rrugës sepse ka patur një projekt të caktuar dhe është zbatuar, por zbatimi i projektit nuk është kaq i thjeshtë. Ajo është rrugë që në një lëvizje, në 1 cm në letra, zbatimi i projektit sjell disa shtesa të tij.  Këto që pretendohen nga ana e prokurorisë që duhet të paguhen ‘si dëm’ nuk lidhen me mbarimin e rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbarimi i rrugës do të fillojë e mbarojë lidhjen sikleme si penalitete që shteti shqiptar duhet të paguajë për shoqërinë që merret me rregullimin e rrugës, por këto probleme, këto diskutime nuk janë kundërshtuar ende nga shteti shqiptar për tu parë nëse janë dëm apo s’janë dëm. Nuk është se ka ardhur dëmi. Presupozohet se do të vijë një dëm i caktuar, por dua të theksoj një gjë.

Në lidhje me Dashamir Xhikën, por dhe gjithë njerëzit që kanë qenë drejtues të ARRSH-së, mqs diskutohet se është pronare e vetme e rrugës, në rastin konkret ka një kontratë ndryshe nga gjithë kontratat e tjera. Nuk është shteti shqiptar ai që financon paratë, pavarësisht se shteti shqiptar është ai që mban borxhin, është një bankë islamike që financon paratë dhe për financimin e këtyre parave, banka islamike që të sigurohet që të gjithë paratë të shkojnë në rrugë vendos brenda vetes një supervizor, i cili vjen nga vendet islamike për shkak të kritereve që janë vendosur.

Avokati më tej sqaron se Banka Islamike që ka dhënë kredi për rrugën ka pasur dhe supervizorin e saj.

Ardian Leka: Absolutisht kredi. Mënyra se si ato japin kredi. Nuk është se japin kredi dhe shteti shqiptar mund ti përdorë lekët kur të dojë. Ato e japin kredinë vetëm për këtë rrugën dhe për tu siguruar që paratë do shkojnë vetëm tek rruga vendoset ky supervizori, një njeri i besuar i tyre dhe i shtetit shqiptar për të menaxhuar, për të matur dhe rregulluar gjithcka. Pra, pa kaluar financimi, matja, gjobat, gjithcka tjetër nga supervizori nuk mund të kalojë dot në mënyrë kategorike as nga njësia që është për menaxhimin e projekteve, një njësi e posacme dhe as më tepër te Dashamir Xhika.

Në këtë aspekt, Leka thotë se klienti i tij dhe zyrtarët e tjerë të ARRSH nuk kanë asnjë lloj përgjegjësi penale.

Ardian Leka: Nëse do flasim politikisht nga pikëpamja e përgjegjësisë morale, pra një njeri që shkon në Elbasan dhe shikon që rruga nuk është bërë akoma, cdo njeri mund të thojë që performanca e këtij njeriu në punë, mund të dyshojë, nuk ka qenë e tillë që ta bënte që rruga të mbaronte. Kurse nga pikëpamja administrative, aq më tepër nga pikëpamja penale, jo vetëm zoti Xhika, por asnjë nga drejtorët nuk ka asnjë lloj përgjegjësie sepse është supervizori ai që përcakton në mënyrë të detyrueshme ka apo nuk ka pagesa shtesë apo mangut për zbatimin e projektit. Pra nuk të lejon supervizori që ti të bësh ‘komandantin’ vetëm se je drejtori i ARRSH-së apo përfaqësuesi i palës shqiptare në këtë projekt.

Për performancën e tij ka bërë gjithcka, mund të bënte dhe më shumë. Cfarë do të thotë performancë? Që po trokasim në dyert e këtyre njerëzve formalisht, pra jo nga pikëpamja e ligjit, nga detyra që ka, por ti thërrasë formalisht njerëzit dhe ti thotë, bëni maksimumin. Ndërsa nga pikëpamja ligjore, në mënyrë kategorike zoti Xhika nuk ka asnjë lidhje se ka një supervizor që miratohet nga agjensia, njësia që është bërë për zbatimin e projektit dhe pastaj shkon tek zoti Xhika.

I bindur se klienti i tij nuk plotëson kriteret bazë për të qenë në burg, ai shpreson që gjyqtarët e Apelit të lexojnë materialin dhe të binden nga pretendimet që ka mbrojtja.

Ardian Leka: Po të lexosh vendimin e gjykatës, aty flitet vetëm mbi bazën e një materiali kallëzues. Pra është bërë një kallëzim dhe ai është marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e prokurorisë dhe e gjykatës dhe e kanë bërë akuzë. Po themi akuzë se nuk është. Nuk është se ka prova teknikë, ashtu sic duhet ti grumbullojë provat prokuroria. Pra të bëjë një akt eksportimi për të pretenduar se ato që thotë kallëzuesi, që në këtë rast është ministria, janë apo nuk janë të vërteta.

Kemi bërë kundërshtimet tona. Ne themi që edhe vendimi i gjykatës, absolutisht është i gabuar sepse prova të mirëfillta që zoti Xhika të rrijë në burg, jo vetëm që e them unë që nuk ka, por as gjykata nuk e shpreh vendimin e vet se kush janë ato elementët.

Këto janë probleme teknike që zgjidhen brenda gjyqit. Nuk ka asnjë lloj marrëveshje për të bërë garanci për të dalë nga burgu. Zoti Xhika nuk plotëson kriteret bazë për të qenë në burg. Duhet të plotësosh kriteret bazë për të zgjidhur llojin e masës së sigurimit, do duhet të vlerësosh garancinë, detyrim për paraqitje, arrest shtëpie apo masa të tjera.

Ne do zbatojmë vetëm rrugën ligjore. Ne nuk do të kemi asnjë rrugë tjetër përvec asaj ligjore. Rruga ligjore është ajo e ankimimit të vendimit, i cili është ankimuar, pritet të dalë data gjyqit që mesa di unë ka dalë. Mesa di unë me dt 26-27 në Gjykatën e Apelit. Ne shpresojmë shumë që gjyqtarët e apelit do ta lexojnë materialin, do të binden nga ato që ne pretendojmë dhe do ti japin rrugë Prokurorisë për të bërë hetimet sepse do shkojë në fund, pavarësisht zotit Xhika apo personave të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?