Avokati i familjes së Martin Canit: S’ka transparencë nga ana e organeve shtetërore

Avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë, Redi Ramaj ka dhënë detaje lidhur me hetimet rreth ngjarjes pranë shkollës ”Fan Noli”. Për të nuk ka pasur transparencë të plotë për ngjarjen nga ana e organeve shtetërore. Më tej ai zbulon se familjarët e Martin Canit kërkojnë të njihen me pamjet filmike, për të gjetur qetësinë që meritojnë.

”Familjarët e Martin Canit kërkojnë drejtësi. Çështja është se nga ana e organeve shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë. I vetmi institucioni i pavarur që ka bërë punën ka qenë media. Shpresoj se drejtësia dhe policia të bëjë punën e saj.

Nuk ka transparencë dhe kontradiktë mes deklaratës së parë dhe asaj të djeshme. Vetë deklarimet e të dëmtuarit në këtë rast, Luisit, i cili ka deklaruar se është goditur nga një person tjetër, është gjë e rëndë.

Familjarët kërkojnë të njihen me pamjet filmike, për të gjetur qetësinë që meritojnë. Prokuroria duhet të orientojë mekanizimin hetimore dhe duhet bërë në një kohë rekord për shkak të sensibilitetit të ngjarjes”, tha avokati.

SHKARKO APP