Avokati i Frrokut: Në Shqipëri i rrezikohej jeta nga…

Tonin Prendi, avokati shqiptar i Arben Frrokut insiston se vendimi i Gjykatës së Lartë për burgim të përjetshëm për klientin e tij ishte i pabesueshëm. Kjo është arsyeja sipas tij, që u refuzua ekstradimi nga Hollanda në Shqipëri. ”Gjykata holandeze nuk e ka vlerësuar të besuar, vendimin e gjykatës shqiptare, pasi provat nuk janë konsideruar të besueshme”, mendon Prendi.

Një tjetër argument që përdor avokati është se Frrokut mund t’i rrezikohej jeta edhe nga familjarët e të kryekomisarit të vrarë ne vitin 2013, Dritan Lamaj. ”Për më tepër gjykata ka marrë në konsideratë faktin që atij nuk i sigurohet jeta në Shqipëri, pasi këtu konsiderohet fajtor. Përderisa është dënuar me burg përjetë në Shqipëri, edhe familjarët e të ndjerit e konsiderojnë përgjegjës për ngjarjen, edhe pse ai e ka mohuar përfshirjen e tij në të”.

Gjykata e Hagës vendosi që Frroku të mos ekstradohej në Shqipëri pasi i rrezikohej jeta. Ish-kandidati për deputet do të ketë mundësi të jetojë i lirë në Hollandë, pa të drejtë kthimi në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?