Avokati i Henri Çilit: S’ka gjyqtar të lartë të përfshirë. Shpresoj të jetë keqkuptim
Dosja me 31 personat e arrestuar në operacionin mezhgorani, do t’i shkojë në dorë Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion. Ky është vendimi i dhënë këtë të dielë nga gjykata e Përmetit, e cila dha masën e sigurisë për personat e arrestuar, përfshi këtu dhe botuesin e njohur Henri Çili. Gjykata ka shpallur moskompetencë lëndore për dosjet dhe për gjykim i janë dërguar Gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO)
Pikërisht avokati i këtij të fundit është pyetur në lidhje me vendimin për të lënë nën masën e ‘detyrimit të paraqitjes’ Henri Çilin. Në një lidhje për abcnews, avokati Andi Duraj madje u shpreh se takimi mes Henri Çilit e një ‘gjyqtari të lartë’ për zbutjen apo lehtësimin e dënimit për vëllezërit Aliko, ishte thjesht një aludim dhe se nuk ekziston asnjë fakt për të.
Si u arrit lirimi i Henri Çilit?
Duraj: Për të mos nxjerrë sekretet e hetimit, nuk kemi të bëjmë me akuza por me dyshime që logjikisht nuk qëndrojnë me njëra- tjetrën.
Gjykata veproi me shumë profesionalizëm duke i dhënë fund një abuzimi dhe dyshimeve që nuk qëndrojnë. Në lidhje logjike nuk qëndronin dhe si akuza. Kur të dalë vendimi i Gjykatës do të shikoni edhe lapsuset që janë bërë. Kam nënshkruar deklaratë që nuk mund të bëj publike të dhënat.
Ne fituam një betejë, por jo luftën, do ta quajmë fitoren kur të mos ketë asnjë lloj mase sigurie.
Ku ndodhet Henri Çili?
Duraj: Është duke nënshkruar procedurat në bazë të ligjit, shpresoj të bashkohet sa më shpejt me familjen.
Keni informacion se kush është zyrtari i alrtë që pretendon Prokuroria?
Duraj: Nuk ka asnjë lloj zyrtari të lartë të përfshirë gjithçka është aludim. Sipas fakteve të administruara.
Kush e sajoi keni informacion?
Duraj: Shpresoj të jetë keqkuptim.