Avokati i infektuar me Covid-19, shtyhet sërish gjyqi i Arbër Cekajt

Seanca e radhës për  Arbër Cekajn, Donaldo Lushajn dhe Armafo Pezakun në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë sërish.

Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të çështjes, Neshat Fana, që ka marrë në mbrojtje Donaldo Lushajn. Fana ka njoftuar trupën gjykuese se është infektuar me Covid-19.

Të pandehurit akuzohen për 613 kg lëndë narkotike të gjetura në një kontejner me banane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Gjykatën e Apelit prej një viti nuk është zhvilluar asnjë seancë për këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?