Avokati i Mediut: Vendimi i SPAK i vendosur mbi absurdin dhe i njëanshëm

Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Vishaj tha sot para mediave se SPAK-u po vepron me objektivizëm dhe mungesë profesionalizmi përdosjen “Gërdeci”. Për të jo çdo vendim duhet të mbështetet në elementin kurajo, por përveç kësaj duhet të mbështetet në objektivizëm dhe profesionalizëm.

”A ka treguar kurajo SPAK? Të paktën nuk kam parë kurajo dy partiake të SPAK-ut. Megjithatë këtë kurajo nuk e mohoj, por është vetëm një nga elementët që mund të ndërtohet një opinion në një institucion të tillë”.

Vishaj theksoi se e njeh gjykatësin e çështjes dhe sipas tij është një nga ata gjykatës që ka mbështetur gjithmonë vendimin e prokurorit. Për të një çështje e tillë është një shembull i keq i gjykimit të gjësë, duke shtuar se ka pretendime për subjektivizëm dhe mungesë profesionalizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një vendim i vendosur mbi absurdin dhe jo logjikën. Kjo lloj drejtësie nuk është e kërkuar nga ligji dhe nuk është përcaktuar në shinat e procedurës penale. Ajo ka një karakter hakmarrës dhe gati kanunor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?