Avokati i Popullit, Damian Gjiknuri: Na duhet emër përtej partive politike. Kandidati i opozitës, i politizuar

Sekretari i Përgjtihshëm i partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, foli sot para mediave lidhur me zgjedhjen e avokatit të popullit.

Gjiknuri tha se mazhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit pasi, sipas tij kandidati Ledio Braho ishte një person tepër i politizuar.

Më tej, Damian Gjiknuri tha se mund të ketë një dialogim të dytë për Avokatin e Popullit.

Mendoj se është spekulim që ka pasur një Pazar apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos. Shumica e votave të realizuara me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota të një shumice të caktuar. Kjo është përgjigjja e vërtetë dhe këtë e konfirmojnë faktet.

Avokati i Popullit presupozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita, por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet, u përfundua se emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e zyrës së Avokatit të Popullit.
Unë mendoj se mazhoranca duhet të eksplorojë për të gjetur kandidaturë që do ketë pëlqimin e opozitës shqiptare dhe kjo do të thotë se mund të ketë diskutim të dytë. Duhet të kemi një emër të përshtatshëm, emra që rezonojnë përtej partive politike”,- u shpreh Gjiknuri.

 

SHKARKO APP