Avokati i Popullit: Duhet një sistem drejtësie i pavarur

 

Avokati i Popullit në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe në përmbushje të misionit të monitorimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, ka bërë një prezantim objektiv, të problemeve dhe sfidave me të cilat ndeshet shoqëria jonë.

“Respektimi  i së drejtës së pronës private, nuk është në nivelin e parashikuar në aktet ligjore dhe nënligjore, për shkak të mosrespektimit nga ana e organeve të administratës publike të parimit të ligjshmërisë, mbrojtjes së interesit publik dhe të drejtave të personave privatë, eficencës dhe deburokratizimit. Proplematikat konstatohen ë procesin e tejzgjatur për kthimin dhe kompensimin e pronës, pronarëve. Mosrregjistrimin veçanërisht të titujve të pronësisë të parashikuar në nenin 196 të Kodit Civil, rregjistrimi fillestar i pronave, moskryerja e procedurës së kalimit në pronësi të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të tyre, në rastet kur nuk posedohen akte të fitimit të pronësisë etj”, citon deklarata e tij.

Po ashtu, problematika ka për fëmijët, ku sipas institucionit të Avokatit të Popullit, “një numër i konsiderueshëm të miturish në vendin tonë detyrohen të bëjnë punë të vështira, lypin në rrugë. Problematik tjetër janë pasi gratë hasen në problematika që kërkojnë zgjidhje ndëristitucionale sic janë “Fuqizimi ekonomik, dhuna në familje, aksesi në shërbimet sociale e drejtësi, konsiderohen si çështje problematike, me të cilat përballen gratë në Shqipëri dhe kërkohet përmirësimeve në legjislacion, konsiderojmë se gratë në Shqipëri vazhdojnë të përballen me pabarazi dhe diskriminim”.

Në fokusin e Avokatit të Popullit janë moshat e treta ku hasen mangësi në legjislacion, nuk është miratuar ende projektligji: “Për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe plotësimit të nevojave për moshën e tretë”.  Po ashtu, dhe romët sot janë një grup vulnerabël dhe në risk. Sistemi ynë social (strehimi, regjistrimi në gjendjen civile, përfitimi i ndihmës ekonomike, arsimimi, punësimi, formimi profesional, kujdesi shëndetësor dhe çdo beneficë që ky sistem, ua siguron qytetarëve të vet), i pranon formalisht këta individë, por faktikisht i përjashton. Shtuar dhe përsonat me aftësi të kufiziar ku konstatohen se “Mungon përshtatshmëria e ambienteve publike dhe private për këta persona. Nuk kanë akses në transportin urban publik. Monoritetet “Në Ligjin “Për mbrojtjen kundër diskriminimit

Në fokus të Avokatit të Popullit ishin dhe braktisja e vendit azilkërkimi refugjatët dhe qendrat e pritjes  ku kërkoj vëmendje shtetërore dhe në respektim të të drejtave të njeriut. Institucionet e vuajtjes së dëmit ku sipas AP janë hasur probleme si mbipopullimit, i trajtimit të paligjshëm të personave që kanë marrë nga gjykata masën “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” në IEVP si rrjedhojë e mos ngritjes së Institucionit të Posaçëm Mjekësor.

Sipas Avokatit të Popullit institucione me probleme janë edhe organet e policisë ku është konstatuar dhenë ndaj qytetarëve, si dhe janë konstatuar probleme me politikat penale ku gjatë vitit të fundit janë arrestuar e burgosur një numër i konsiderueshëm qytetarësh për kryerjen e veprave penale të ndryshme, duke përfshirë edhe ato për “Vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Ndërtimit të paligjshëm”, “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, etj.

Problematika që kulmon në kërkesën e Avokatit të Popullit është dhe reforma në drejtësi , ku thekson se “duhet një Sistem Drejtësie i pavarur, efiëent dhe i drejtë, është një e drejtë themelore e njeriut. Një nga çështjet që shqetësojnë sot qytetarët, të cilët trokasin në dyert e Avokatit të Popullit është Sistemi aktual i Drejtësisë në Shqipëri që nuk garanton ruajtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Qytetarët kërkojnë Drejtësi, një drejtësi të pavarur, eficente, të pakorruptuar. Nisur nga ky sensibilitet qytetar, deklaroj mbështetjen e fuqishme për përpjekjet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nevojën imediate në realizimin e reformës në Drejtësi, si një reformë jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë.

SHKARKO APP