Avokati i Popullit heton dëbimin e shtetasit turk

Prej 2 ditësh Avokati i Popullit ka nisur hetimet sa i përket rastit të dëbimit të shtetasit turk, Harun Çelik. Në një interistë në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se hetimet do të marrin të paktën një muaj, por deri tani është konstatuar se procedura e ndjekur ka qenë e përshpejtuar.

“Ka patur nje urdhër dëbimi. Shkaku ka qenë se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Këtë kanë vënë si shkak. Por në datën 1 Janar Gjykata ka vendosur që ai të lirohet. Në fakt ai nuk ka qenë asnjë sekondë e lirë, edhe pse për të ka patur një vendim gjykate”- tha Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në RTSH.

SHKARKO APP