Avokati i Popullit ndalohet të kryejë verifikime në burg

 

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar sot se përfaqësuesit e këtij institucioni janë “penguar ne ushtrimin e detyrave  kushtetuese”.

“Pas marrjes se dy ankesave,  nga IEVP  302 (Institucioni I Ekzekutimit te Vendimeve Penale) ne Tirane, ekspertet e Avokatit te Popullit shkuan menjehere per te kryer verifikimet, ne perputhje me te drejtat qe u garanton ligji. Ata nuk jane lejuar qe te hyjne ne kete institucion me pretendimin se ka perfunduar orari zyrtar”, – vijon njoftimi.

“Kujtojme se Avokati i Popullit ne baze te ligjit ka te drejte te ushtroje detyrat e tij kushtetuese, ne cdo kohe dhe ne cdo moment, pa asnje kufizim. I bejme apel strukturave pergjegjese qe nje ngjarje e tille e rende te mos perseritet me”, – përfundonte deklarata për mediat e shpërndarë nga Avokati i Popullit Igli Totozani.

SHKARKO APP