Avokati i Popullit në Strasburg, për të harmonizuar standardet kombëtare të të drejtave të njeriut me ato europiane

Avokati i Popullit, Endri Shabani po merr pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Nivelit të Lartë të Këshillit të Evropës, i njohur si “CoE ON Forum”, ku marrin pjesë Ombudsmanët dhe Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut. Ky aktivitet dyditor zhvillohet në ambientet e Këshillit të Evropës në Strasburg dhe organizohet në bashkëpunim me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Takimi i këtij viti është pjesë e “Paktit të Ri Demokratik për Evropën” dhe trajton rolin thelbësor të Ombudsmanëve në mbrojtjen e demokracisë. Disa nga temat kryesore ku po kontribuon delegacioni shqiptar përfshijnë mbrojtjen e proceseve demokratike, ku përfshihet adresimi i ndërhyrjeve të huaja dhe ruajtja e ekuilibrit mes pushteteve.

Liritë themelore, ku përfshihet përforcimi i lidhjes mes të drejtave të njeriut dhe stabilitetit demokratik, me fokus te liria e shprehjes dhe e tubimit. Si dhe dorcimi i institucioneve, ku përfshihet ndërveprimi i praktikave më të mira për të garantuar që institucionet e pavarura të mbrojnë qytetarët dhe të respektojnë sundimin e ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre dy ditëve, Avokati do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Pjesëmarrja në këtë Forum rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë për të harmonizuar standardet kombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut me ato evropiane, veçanërisht në një periudhë sfidash globale për demokracinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7183 (61.4%)
Jo 4515 (38.6%)

Vota totale: 11698