Avokati i Popullit, Tabaku: Ledio Braho do të ishte personi i duhur, edhe pse u refuzua nga mazhoranca
Kryeministri Edi Rama tha se avokati i PD-së, nuk mund të bëhet Avokati i ri i Popullit. Deputetja Jorida Tabaku, thotë se Ledio Braho do të ishte personi i duhur, edhe pse emri i tij u refuzua nga mazhoranca.
“PS kishte 11 emra, nga këto 3 i përjashtoi. Braho nuk ishte nga njerëzit e përjashtuar. Sot u kujtuan që nuk u pëlqen emri. Le ta rrëzojnë, për mua nuk ka rëndësi emri, ka rëndësi institucioni. Për mua Ledio Braho do i bënte nder atij institucioni. Mua më duket thjesht justifikim dhe besoj se nisja edhe njëherë e procesit do të sjellë një kandidaturë të re”, tha deputetja.
Tabaku bëri edhe njëherë të qartë se Partia Demokratike nuk do të marë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Për të demokratët janë kundër emrit të Ardian Dvoranit dhe shtoi se në këtë institucion duhet të jetë një person që nuk influencohet nga politika.