Avokati i Popullit: Të burgosurit e grupit të Kumanovës janë torturuar

 

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Mehmeti ka alarmuar se të paraburgosurit e grupit të Kumanovës janë torturuar dhe maltretuar.

“Pas grumbullimit të dëshmive dhe informacioneve kemi siguruar dëshmi të mjaftueshme se tek një i paraburgosur është kryer torturë. Njëllojë edhe në rastet e tjera të të paraburgosurëve kemi informacione për maltretime dhe tortura dhe këto denoncime janë bërë edhe nga avokatët dhe të afërmit e të paraburgosurëve”, deklaroi Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti, informon INA.

Ai ka përmendur edhe rastin e një polici të paraburgosur, që siç thuhet është maltretuar dhe torturuar nga kolegët e tij. “Kemi informacione dhe të dhëna se personi i punësuar në polici që është nga Kumanova është trajtuar keq dhe maltretuar që kur është shqiptuar masa e paraburgimit. Per ne personat zyrtar që kanë kryer aktet e tilla nuk janë të njohur, por për organet e tyre përgjegjëse ata janë të njohur dhe dihet se cilët kanë qenë policët”, deklaroi Mehmeti.

Ai ka theksuar se në burgun e Shutkës janë vizituar vetëm një pjesë e të paraburgosurëve dhe jo të gjithë dhe se për disa nuk dihet akoma gjendja e tyre.

Avokati i Popullit ka bërë të ditur se nga e premtja e kaluar, institucioni i tyre po përballet me obstruksiuone dhe kjo nga drejtoria e burgut të Shkupit. Për këtë kam kërkuar raport nga Ministria e Drejtësisë. 

SHKARKO APP